Presidentja Justina Shiroka Pula nderohet me çmimin “Unaza e Katit” në Takimet e Gjeçovit

Presidentja Justina Shiroka Pula nderohet me çmimin “Unaza e Katit” në Takimet e Gjeçovit

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në edicionin e 55-të të manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, që u mbajt në Zym të Hasit, ku u nderua me çmimin “Unaza e Katit”. Me këtë rast, Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e manifestimit, i cili për më shumë se gjysmë shekulli ka ruajtur dhe promovuar vlerat e kulturës, dijes dhe trashëgimisë kombëtare. Ajo theksoi se Zymi dhe Hasi kanë një histori të pasur arsimore e kulturore, duke kujtuar hapjen e shkollës së parë shqipe në Zym më 1864 dhe botimin e “Abetares së Zymit” në vitin 1900. Ndër personalitetet që kjo trevë i ka dhënë kulturës shqiptare, presidentja përmendi Pjetër Bogdanin, Shtjefën Gjeçovin, Katarina Josipin dhe Anton Pashkun. Duke pranuar çmimin “Unaza e Katit”, Shiroka...