‘Presidenti’ mban peng Kosovën, del emri që ka marrë pëlqimin e Kurtit dhe Abdixhikut si kandidat

‘Presidenti’ mban peng Kosovën, del emri që ka marrë pëlqimin e Kurtit dhe Abdixhikut si kandidat

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, është emri që po merr gjithnjë e më shumë peshë në diskutimet politike për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sipas raportimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur një dakordim në parim që Sejdiu të jetë kandidat për president. Marrëveshja e raportuar mes dy liderëve thuhet se është diskutuar dhe është dakorduar gjatë takimit të tyre të parafundit, të mbajtur të mërkurën. Megjithatë, emri i Sejdiut ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kurti apo Abdixhiku. Po ashtu, nuk dihet nëse dakordimi politik është përfundimtar dhe nëse kandidatura e tij do të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend. Kurti dhe Abdixhiku janë takuar sërish, në një takim të paparalajmëruar, por pas bisedës kanë zgjedhur të mos...