Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..
Përmes një deklarate publike, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me retorikën kërcënuese ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatović. Gjekmarkaj në deklaratën e tij e cilëson këtë qasje si “cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve në Mal të Zi”, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Tuz dhe më gjerë ka qenë dhe mbetet një faktor thelbësor në demokratizimin dhe orientimin perëndimor të Malit të Zi. “Çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësues autentik si z. Nik Gjeloshaj, dhe aq më tepër...