Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti iranian tha se Izraeli u përpoq ta vriste, mediat iraniane konfirmojnë se Pezeshkian u plagos gjatë një sulmi izraelit
Presidenti iranian, Masoud Peszeshkian i shpëtoi vdekjes për pak gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars. Fars, raportoi të shtunën se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan kompleksin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 16 qershor, tre ditë pasi filloi lufta. Gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një praktikë e ngjashme me atë të përdorur gjatë operacionit izraelit për të vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, sipas Fars. Sulmi ndërpreu energjinë elektrike. Pjesëmarrësit në një takim të mbajtur brenda ndërtesës në atë kohë arritën të gjenin strehim të sigurt, por disa prej tyre,...