Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA
Presidenti i Kinës Xi Jinping u largua të mërkurën nga Pekini për një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara, me ftesë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Vizita do të zhvillohet në datat 23 – 25 shtator. Në delegacion Xi Jinping shoqërohet nga bashkëshortja e tij Peng Liyuan, Cai Qi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe drejtor i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror si dhe Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Ministër i Jashtëm. Gjatë vizitës, Presidenti Xi Jinping dhe homologu e tij amerikan Donald Trump do të zhvillojnë shkëmbime të thelluara pikëpamjesh mbi çështje madhore që lidhen me marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe me paqen dhe zhvillimin botëror, tha të...
Burimi:
javanews.al