Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Presidenti francez Macron rikthehet në Tiranë
Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit. Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri. Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas ministrit Hasani, vizita e z. Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike. Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, z. Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së,...