Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës
Presidenti finlandez Alexander Stubb tha se ai dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store zhvilluan një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin me kërkesë të Ukrainës, pasi Kievi donte të hapte një kanal komunikimi me Moskën. “Bëhej fjalë për hapjen e një kanali komunikimi me kërkesë të Ukrainës”, tha Stubb. Vende të tjera evropiane “ishin në dijeni të përmbajtjes” së bisedës, tha ai. “Kjo ishte hera e parë që BE-ja mori një mesazh të drejtpërdrejtë nga Rusia në lidhje me luftën në Ukrainë ose, për shembull, situatën në Detin Baltik”, shtoi ai. Duke komentuar mbi një raport të Financial Times që pretendonte se historia e sllavëve ishte përmendur gjatë telefonatës, Stubb e quajti atë “informacion të pasaktë” dhe tha se raportet “nuk ishin të vërteta”. Ai...
Burimi:
javanews.al