Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përcjellë një urim me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e saj. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit mes dy vendeve. “Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin...
Burimi: Vizionplus.tv