Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Presidenti Begaj uron Kryeministrin e ri të Kanadasë për fitoren e zgjedhjeve
👁11578
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj thekson se do të bashkëpunojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada. “Urime për fitoren @MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!”, shkruan Begaj në rrjetin social “X”.