Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Festa e sakrificës dhe paqes

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Festa e sakrificës dhe paqes

Në ditën e shënuar të Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një urim të ngrohtë për të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë, përmes rrjeteve sociale Facebook dhe X. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit thekson rëndësinë shpirtërore dhe njerëzore të kësaj feste: “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra...
Burimi: Syri.net