Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Presidenti Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenit. “Presidenti Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në njoftimin e presidencës. Më herët ishte kryeministri Edi Rama që njoftoi lirimin e menjëhershëm nga detyra të drejtueses së Shërbimit informative shtetëror, për të cilën sot u njoftua se Gjykata e Posaçme kishte lëshuar një urdhër arresti në shtëpi si dhe pezullimin e saj nga funksioni. “Sapo të kthehem në Tiranë...