Presidenti Begaj dekreton hartën e re territoriale, Shqipëria shkon në 46 bashki
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar hartën e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të ndarjes së re të pushtetit vendor. Reforma parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore me bashki të tjera. Ndërkohë, 12 qarqet e vendit mbeten të pandryshuara. Ndryshimet vijnë pas miratimit të reformës në Kuvend më 9 tetor, me 85 vota pro dhe 34 kundër, pas një seance të gjatë parlamentare të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Cilat janë 15 bashkitë që shkrihen? Sipas hartës së re, bashkitë që humbasin statusin si njësi të pavarura vendore janë: -Fushë-Arrëzi, që i bashkohet Pukës; -Klosi, që i bashkohet Matit; -Rrogozhina, që i bashkohet Kavajës; -Dimali dhe Poliçani, që...
Burimi:
gijotina.com