PRESIDENTI BEGAJ DEKRETON ESMERALDA HASANIN NE KRYE TE SHISH-VENDIMI
Esmeralda Hasani është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenti Begaj ka dekretuar sot emërimin e saj, pas shkarkimit të Vlora Hysenit. Kjo e fundit është nën masën e sigurisë arrest në shtëpi për ndihmë ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, gjatë kohës që ishte në arrati dhe ndarje të sekreteve shtetërore. Hasani shërbente si këshilltare pranë Kryeministrisë. Sipas njoftimit, emri i saj është propozuar nga kryeministri. Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School, në Bruksel Veprimtaria e saj profesionale është përqendruar në procesin e mësimdhënies në fushën e së Drejtës Evropiane. Në këtë drejtim, ajo zotëron njohuri të thelluara mbi...
Burimi:
ntv.al