RAMA MBETET I NJEJTI SATRAP/ SHKULLAKU: NUK ESHTE ME ARTISTI QE MAHNISTE BOTEN

RAMA MBETET I NJEJTI SATRAP/ SHKULLAKU: NUK ESHTE ME ARTISTI QE MAHNISTE BOTEN

Gazetari Armand Shkullaku komentoi ndryshimin e mënyrës se si mediat ndërkombëtare e paraqesin kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se imazhi i dikurshëm i artistit që i dha ngjyra Tiranës dhe i politikanit që mahniti liderët europianë po zëvendësohet nga një vëmendje më kritike ndaj qeverisjes së tij. Sipas Shkullakut, për një kohë të gjatë reportazhet dhe intervistat për Ramën në mediat e huaja ndërtoheshin mbi një klishe që e paraqiste atë si një figurë të veçantë në Ballkan. Por, sipas tij, kjo qasje ka ndryshuar, ndërsa në raportimet ndërkombëtare kanë nisur të trajtohen edhe problematika të rënda të Shqipërisë. Gazetari solli në vëmendje disa përballje të kryeministrit me gazetarë të huaj, përfshirë intervistën për Rai 3, atë me gazetarin e CNN-it dhe një tjetër intervistë...