FLAMINGOT FLUTURUAN/ MINXHOZI: LEVIZJA PERFUNDOI ME 30 MASKA QE GJUAJNE POLICINE

FLAMINGOT FLUTURUAN/ MINXHOZI: LEVIZJA PERFUNDOI ME 30 MASKA QE GJUAJNE POLICINE

Analisti Skënder Minxhozi thotë se protestës së flamingove i mungoi përfaqësimi dhe se shpejtësia me të cilën ajo u ndez e më pas u sfumua, nuk ishte e natyrshme. Minxhozi u shpreh se askush nuk e mendonte, se ajo protestë do të përfundonte me 30 persona me maska, të cilët gjuajnë policinë. “Mua më duket sikur e kemi gjithë kurbën e protestës para syve tashmë. Është një grafik i mbyllur që fillon në fillim të verës dhe po mbyllet. Unë mendoj se shpejtësia me të cilën u shafq dhe u fuqizua dhe shpejtësia me të cilën u sfumua, të bën të mendosh se kemi të bëjmë me diçka e cila, megjithëse ngre probleme që janë aty, vetë protesta ka qenë një krijesë pa kokë, pa...