Premtuan punësime dhe leje për legalizime në zgjedhjet e vitit 2019, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët dhe sekserin

Premtuan punësime dhe leje për legalizime në zgjedhjet e vitit 2019, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët dhe sekserin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për një dosje të nisur në mars të vitit 2020 dhe ka dërguar për gjykim katër të pandehur, të akuzuar për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Bëhet fjalë për ish-zyrtarë dhe një sekser që, sipas SPAK, kanë premtuar përfitime të paligjshme si leje legalizimi dhe vende pune në këmbim të votave për Partinë Socialiste, në zonën e Saukut, në Tiranë. Në dosjen e dërguar për gjykim përfshihen Dritan Stoka, asokohe zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës; Agim Osma, kryeplak i lagjes “Lagjja e Re”...
Burimi: Sot.com.al