Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Premier League nuk njeh limite, 2.1 miliardë euro në merkaton e kësaj vere. Dhe shifra vazhdon të rritet
Premier League duket sikur bën pjesë në një tjetër planet… Kampionati elitar anglez i futbollit ka kaluar për të katërtin sezon radhazi shifrën e 2 miliardë eurove shpenzime për blerje lojtarësh. Saktësisht janë 2.1 miliardë euro dhe kjo shifër është në rritje, duke iu afruar rrezikshëm rekordit absolut prej 2.81 miliardë të verës 2023. Kulmi historic, përfshirë edhe merkaton dimërore, u regjistrua në sezonin 2022-2023 me një total prej 3.17 miliardë eurosh të investuara në blerje. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, nuk i kurseu kritikat. “Premier League blen jashtë mase. Nuk është e qëndrueshme. Po shpërdoron. Nuk është model efikas. Është një ligë e ndikuar nga qeveria. Humbet, në total, 1.2 miliardë euro për sezon”, – deklaroi ai, duke akuzuar klubet angleze se “janë...