Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Premier League, një javë larg, Championship nis sot me Birmingam- Ipsuiç
Kampionati më spektakolar në planet, Premier League angleze, është gati të startojë me edicionin e ri futbollitik 2025/2026. Të premten e 15 gushtit kampionia në fuqi Liverpul, do të hapë sezonin në “Anfield” ndërsa të besuarit e Arne Slot do të presin Buornemuth (21:00). Një edicion i cili pritet të sjellë si gjithnjë risi nga më të ndryshmet e rezultate nga më të pabesueshmet. Pikë së pari në javët e para, pritet të shihen ndikimet e afrim- largimëve. Emra të tillë si Florian Virtz te Liverpul, Benxhamin Sesko te Mançester Junajtid, Viktor Gyokeres te Arsenal por dhe largimet në masë te kampionia e Botës për Klube, Çelsi, e divorci i beftë i Heung-min Son me Spurs për Los Anxhelos në MLS, janë vetëm disa dukuri...