Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Premier League “hedh grepat” për Bisseck, ofertë 32 milionëshe Interit
30 Korrik 2025 11:44 Alfred Lleshi Interesim nga Anglia për Yann Bisseck. Mbrojtësi i Interit është në sezonin e tretë me fanellën zikaltër dhe mbetet një lojtar i rëndësishëm në planet e Cristian Chivu. Në sezonet e mëparshme ka grumbulluar gjithsej 67 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola. Ai ka fituar dy trofe me Interin: një kampionat dhe një Superkupë Italiane, gjithmonë duke qenë pjesë e skuadrës, edhe në pankinë. Klubi zikaltër dëshiron ta konfirmojë këtë lojtar me perspektivë dhe që ka treguar cilësi kur është aktivizuar. Por nga ana tjetër ekziston mundësia e përfitimit nga merkatoja me një shifër...