Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Prekëse: E dënuan tri herë, i vuajti 33 vite e 2 muaj burg në Shqipërinë komuniste
Libri i rekordeve të dënimeve gjatë diktaturës komuniste përmban edhe emrin e Remzi Selimit, i cili vuajti 33 vite e 2 muaj burg me një periudhë 5-vjeçare internimesh në mes. Historikun e dënimeve të tij, e ka publikuar vite më parë studiuesi Kastriot Dervishi. Remziu u dënua tri herë. Herën e parë me një akuzë të pavërtetë dhe dy të tjerat, për tentativë arratisjeje sepse çfarë mund të bënte tjetër një njeri i ngecur në çark në një vend të huaj që, megjithëse fliste gjuhën e tij, e trajtonte si spiun e armik. Remzi Selimi u lind në Shkup në...