Prejardhja gjenetike në Drenicë

Prejardhja gjenetike në Drenicë

Drenica është një trevë që shtrihet në pjesën veriore të zonës kodrinore mes Rrafshit të Dukagjinit dhe Fushës së Kosovës. Prejardhja e shqiptarëve të kësaj krahine ka interes të veçantë për disa arsye: së pari, sepse Drenica ka pasur historikisht popullsi pothuajse homogjene shqiptare; së dyti, sepse shqiptarët përmenden në Drenicë që në dokumentet e shek.XIV (dhe Drenica del si mbiemër në Lezhë që në shek.XV); dhe së treti, për rolin që ka luajtur Drenica në lëvizjet kombëtare shqiptare gjatë dy shekujve të fundit. Deri sot, janë testuar 31 fise dhe vëllazëri nga fshatra të ndryshme të Drenicës. Kampioni nga kjo trevë duhet të rritet, ashtu si në gjithë Kosovën, mirëpo duke ditur strukturën e qartë fisnore të zonës, edhe ky me këtë grup rezultatesh...