Prejardhja gjenetike e vllehëve/arumunëve

Prejardhja gjenetike e vllehëve/arumunëve

Mes pakicave gjuhësore që kanë banuar në trojet shqiptare, vllehët (apo arumunët) kanë pasur pa dyshim përhapjen më të gjerë. Prejardhja gjenetike e vllehëve nuk është e rëndësishme vetëm për historinë e këtyre popujve, por edhe për historinë e Ballkanit në përgjithësi, dhe në veçanti për historinë e shqiptarëve. 1. Hyrje Para rezultateve, pa u zgjatur, duhet përmendur se të dhëna gjuhësore sugjerojnë se paraardhësit e vllehëve dhe rumunëve banonin diku në Ballkanin qendror, mes vijës Jireçek dhe Danubit, deri rreth shek.10, kur paraardhësit e vllehëve u përhapën në disa drejtime (kryesisht drejt jugut), kurse paraardhësit e rumunëve lëvizën më vonë drejt veri-lindjes. Përkimet gjuhësore mes shqiptarëve, vllehëve dhe rumunëve janë kuptuar nga autorë të ndryshëm si pasoje ose e marrëdhënieve të ngushta mes këtyre...