Prej disa orësh lugina në Delvinë në flakë! Dy helikopterë dhe disa forca zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e zjarrit

Prej disa orësh lugina në Delvinë në flakë! Dy helikopterë dhe disa forca zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i përmasave të mëdha po djeg prej orësh sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë tashmë disa plantacione me drurë frutorë dhe janë duke iu afruar rrezikshëm masiveve me ullinj në afërsi të fshatit Fushë-Vërri. Një nga drejtimet e përhapjes së zjarrit është faqja e malit të Gjerë, drejt qafës së Skërficës, pranë rrugës nacionale Kardhiq – Delvinë, ndërsa një tjetër krah i flakëve po avancon drejt jugut. Era po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili dyshohet se është i qëllimshëm. Ndërhyrja nga toka paraqitet shumë e vështirë për...