Prefektura e Korçës: Të gjitha vatrat janë shuar, strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren

Prefektura e Korçës: Të gjitha vatrat janë shuar, strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren

Aktualitet E Hënë, 28 Korrik 2025 21:22 Situata në Parkun Kombëtar Prespës, Bashkia Pustec paraqitet e qetë, ndërsa aktualisht nuk ka vatra aktive zjarri. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren për të garantuar stabilitetit dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm. Sipas Prefekturës së Qarkut Korçë të gjitha vatrat e zjarrit në zona të tjera të qarkut janë shuar. ”Vijon monitorimi i vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse, të cilat mbeten në gatishmëri për të reaguar në kohë në rast të ndonjë riaktivizimi”.