Pranë largimit nga Interi, Asllani habit me refuzimin e papritur

Pranë largimit nga Interi, Asllani habit me refuzimin e papritur

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani duket se është pranë një largimi nga Interi, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë. 23-vjeçari nga Elbasani ka refuzuar disa oferta konkrete nga klube të Serie A dhe jashtë Italisë, duke treguar kujdes maksimal në zgjedhjen e hapit të radhës në karrierë. Një prej ofertave më serioze ka ardhur nga Real Betis në La Liga, por Asllani i ka bërë të ditur përfaqësuesve të tij se dëshiron të qëndrojë në Serie A, ku ndihet më komod dhe më i integruar. Së fundmi, interesim serioz për Asllanin ka shfaqur Sassuolo, skuadra e rikthyer në elitën e futbollit italian. Klubi e ka kontaktuar zyrtarisht mesfushorin, duke i ofruar një rol kyç në projektin e ri të drejtuar nga Fabio Grosso, kampion...