Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit
Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr., është në qendër të një polemike pas publikimit të një raportimi të Uall Street Journal, sipas të cilit ajo i kërkoi një financuesi të lëvizjes MAGA, Eric Deters, 100 mijë dollarë për të shlyer një detyrim në kartën e saj të kreditit American Express. Sipas gazetës amerikane, Guilfoyle kërkoi që paratë të transferoheshin pa lënë gjurmë, në një periudhë kur ajo po përgatitej për konfirmimin e saj si ambasadore në Senatin amerikan. Ngjarja daton në korrik të vitit 2025, kur Guilfoyle po kalonte procesin e konfirmimit për postin diplomatik në Greqi. Sipas mesazheve të siguruara nga Uall Street Journal, të shkëmbyera përmes aplikacionit të komunikimit Signal, ajo iu drejtua...
Burimi:
javanews.al