Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Stefano Addeo, profesori i gjermanishtes nga Campania, autor i publikimit të një statusi kërcënues ndaj vajzës së Melonit në Facebook ka komentuar për rastin në fjalë. Ajo që shkrova u krijua me Inteligjencë Artificiale. Tani jam i frikësuar, po marr kërcënime» «Nuk e shkrova personalisht postimin, por u gjenerua nga Inteligjenca Artificiale. Mendja ime nuk do të kishte mundur të bënte një turp të tillë. I kërkova IA “më dërgoni një mesazh kundër Melonit” dhe ajo më dha atë që unë me zemër të lehtë dhe budallallëk, e publikova. Ishte mbrëmje. Të nesërmen në mëngjes e kuptova se ishte shumë e keqe dhe e hoqa, por ndërkohë dikush e kishte lexuar dhe e kishte ruajtur. Dhe e bëri që të shpëndahej në të gjithë vendin...