Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!
Protesta dhe përplasje me policinë kanë përfshirë Poloninë pas pezullimit për një muaj të presidentit të Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkoëski, dhe zëvendësit të tij. Vendimi, i marrë nga gjyqtarja Anna Korëin-Piotroëska, ka nxitur reagimin e opozitës konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila qeverisi vendin nga viti 2015 deri në vitin 2023. Kryeministri Donald Tusk e mbështeti pezullimin, duke e cilësuar pjesë të përpjekjeve për rikthimin e shtetit të së drejtës. Të premten në mbrëmje, qindra mbështetës të partisë me te madhe opozitare Ligj dhe Drejtësi PiS u mblodhën jashtë Gjykatës Kushtetuese në Varshavë, ku policia dislokoi forca të shumta pas paralajmërimeve për kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe punonjësve. Tre persona u ndaluan pasi disa protestues kaluan gardhin rrethues dhe hodhën sende në drejtim të policisë....
Burimi:
javanews.al