Politika shton presionin mbi mediat publike në Evropë

Politika shton presionin mbi mediat publike në Evropë

Transmetuesit publikë në Evropë po përballen me presione politike në rritje nga populistët e krahut të djathtë, paralajmëroi të hënën grupi mediatik Reporterë pa Kufij (RSF). Kjo, ndërsa propozoi taksimin e kompanive dhe platformave të internetit për të ndihmuar në financimin e tyre, raporton AFP-ja. “Vendimi i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të çmontuar shërbimin ndërkombëtar të transmetimit të vendit të tij pasqyron ofensivën që po zhvillohet nga forca të caktuara politike kundër transmetuesve publikë të radios dhe televizionit në të gjithë Evropën”, shkroi drejtori i përgjithshëm i RSF, Thibaut Bruttin, në hyrje të një raporti mbi transmetuesit publikë....
Burimi: ntv.al