Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia zbardh ngjarjen e tritolit në Tiranë, shpallet në kërkim autori
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në kryeqytet më 24.07.2025, ku u vendos tritol në garazhin e E. Kosovës. Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim për ngjarjen, teksa është gjetur edhe makina me të cilën 36-vjeçari ka lëvizur. “Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S.,...