Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia vijon aksionin për parkimet e gabuara, i largon mjetet me karrotrec, shkelësit paralajmërohen me ndjekje penale
Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Drejtuesi u Policisë së Vlorës, Elidon Çela, tha për Report Tv se nuk do të ketë më asnjë tolerim, por vetëm masa administrative. Përveç masës administrative të heqjes së mjetit me karrotrec, do ketë edhe ndjekje penale për drejtuesit e mjeteve që bllokojnë qarkullimin e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Prej ditësh Policia e Vlorës po vijon aksionin për lirimin e rrugëve nga parkimet e gabuara të shoferëve, duke i shoqëruar me gjoba dhe bllokim mjeti.