Policia shoqëron edhe një turist gjatë protestës
Në mesin e të shoqëruarëve këtë mbrëmje nga Policia, ështëedhe një turist i huaj. Ngjarja është denoncuar nga një studente pjesëmarrëse në tubim, e cila ka kritikuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen. Sipas studentes, turisti ndodhej mes demonstruesve në momentin kur policia ndërhyri për të kryer shoqërimet. Ajo tregoi se i huaji është identifikuar si turist, por kjo nuk e ka penguar shoqërimin e tij. “Mes protestuesve ishte edhe një turist. Ishte mes tre personave që u shoqëruan”, deklaroi e reja. Nga ana tjetër, ajo theksoi se ka marrë pjesë edhe në tubimet e mëparshme paqësore, ndërsa gjatë 13 ditëve të revoltës studentore ka qenë çdo ditë në protestë.
Burimi:
kohajone.com