Policia rrethon gazetarët me kordonin e sigurisë, AGSH: Pengon lirinë e informimit, Hita të mbajë përgjegjësi

Policia rrethon gazetarët me kordonin e sigurisë, AGSH: Pengon lirinë e informimit, Hita të mbajë përgjegjësi

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar pengimin e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve duke cenuar lirinë e tyre dhe informimin e qytetarëve. Në një deklaratë, AGSH shprehet se efektivët kanë vendosur kordonë sigurie për të bllokuar gazetarët. Asosacioni ka dokumentuar 40 raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Asociacioni kërkon përgjegjësi nga kryepolici Skënder Hita pasi pengimi i gazetarëve është i pajustifikueshëm. Deklarata e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon ashpër veprimet e Policisë së Shtetit, e cila vijon të pengojë në mënyrë të papranueshme gazetarët dhe ekipet televizive në ushtrimin e detyrës së tyre. Ndërkohë që ngjarjet zhvillohen qindra metra larg, Policia e Shtetit vendos kordone për të bllokuar gazetarët, duke u mohuar atyre mundësinë për të dokumentuar dhe...