Policia operacion të befasishëm në Fier/ Disa të arrestuar, mes tyre ish nënkryetarja e bashkisë

Policia operacion të befasishëm në Fier/ Disa të arrestuar, mes tyre ish nënkryetarja e bashkisë

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit , në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve spikat emri i ish nënkryetares së bashkisë Fier, Adela Hysenaj. Burime të sigurta zyrtare bëjnë me dije se Hysenaj ndodhet në arrest shtëpie, ndërkohë që operacioni vijon. Nuk dihen ende arsyeja e operacionit dhe arrestimit të ish nënkryetares së bashkisë. Top Channel