Policia “nuk pyet” për porosinë e Ministrit të Brenshëm, vijon të “mbysë” studentët me gaz lotsjellës
Tensionet kanë vijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku po zhvillohet protesta studentore kundër qeverisë Rama. Gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës, ndërsa nga ana e protestuesve janë hedhur sende të forta në drejtim të tyre. Gjatë ndërhyrjes me gaz lotsjellës, një vajzë ka mbetur e plagosur. Protestuesit kanë kërkuar menjëherë ndërhyrjen e ambulancës, pasi e reja është parë e gjakosur. Deri në mbërritjen e ekipit mjekësor, disa prej të pranishmëve i kanë dhënë ndihmën e parë. Ata e kanë marrë vajzën në krahë dhe e kanë larguar nga zona e përplasjes, drejt një vendi më të qetë, në pritje të ambulancës. Për momentin, nuk ka të dhëna të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore apo...
Burimi:
ntv.al