Policia nis dhunën ndaj studentëve dhe arrestimet e dhumshme tek rruga e Durrësit
Ka nisur me dhunë brutale dita e gjashtë e Revoltës Studentore nga ana e policisë së shtetit. Ndërsa qytetarët kanë qene duke qëndruar paqësisht para ministrisë së Arsimit dhunë policore ka nisur pa asnjë shkak duke hedhun gaz lotsjellës të rrezikshëm për jetën e njerëzve, raporton gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj nga terreni. Policia e shtetit është e lodhur, ka prejt tyre që ndihen të lodhur dhe të nervozuar, raporton Gjinaj. Ndërkohë policia ka pushtuar drejt sheshit “Skënderbej” protestuesit duke i shoqëruar me hedhje uji, gaz dhe shkopinj gome, situara është tepër e rëndë nga ana e brutalitetit policor.
Burimi:
syri.net