Policia largoi median nga protesta/ AGSH: E patolerueshme! Po pengohet liria e gazetarëve
Policia largoi median nga protesta/ AGSH: E patolerueshme! Po pengohet liria e gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon pengimin e gazetarëve dhe ekipeve televizive nga Policia e Shtetit protestën e sotme para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si shkelje të lirisë së medias dhe të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Sipas AGSH-së, gjatë ditëve të fundit janë dokumentuar 40 incidente, ku gazetarët janë dhunuar, kërcënuar, goditur me plumba gome dhe penguar në ushtrimin e detyrës. Shoqata kërkon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të mbajë përgjegjësi dhe u bën thirrje mediave dhe drejtuesve të redaksive të reagojnë publikisht ndaj dhunës dhe pengimit të gazetarëve. “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon ashpër veprimet e Policisë së Shtetit, e cila...
Burimi:
sot.com.al