Policia hyn në selinë e televizionit opozitar në Turqi, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë i Halk TV

Policia hyn në selinë e televizionit opozitar në Turqi, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë i Halk TV

Një operacion policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure, më 14 tetor, në selinë e televizionit Halk TV në Stamboll, një media e njohur për qëndrimet pranë opozitës turke. Ndërhyrja është shoqëruar me ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe emërimin e një administratori për drejtimin e televizionit. Lajmi u bë i ditur nga vetë televizioni përmes një deklarate të publikuar në platformën X, ku njoftohet se forcat e policisë kanë hyrë në ambientet e medias dhe se transmetimet janë ndërprerë. “Policia është brenda ndërtesës së Halk TV. Është emëruar një administrator për të marrë përsipër drejtimin e stacionit. Transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë”, thuhet në deklaratë. Sipas mediave turke, efektivët kanë hyrë në ndërtesë rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe kanë kryer kontrolle në...