Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia godet kultivimin e kanabisit në Fier, arrestohet një 48-vjeçar, nën hetim i ati
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi është kapur duke kultivuar 1000 bimë narkotike kanabis përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të koduar “Koordinata”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Eduart Gjikoli u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, ndërkohë që babai i tij 77-vjeç do të hetohet në gjendje të lirë për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy krehëra dhe 14 fishekë luftarakë. Bimët narkotike të kapura u asgjësuan me anë të djegies. Operacioni i policisë vazhdon...