Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë

Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze në kryeqytet, me fokus të veçantë te origjina, pronësia dhe burimi i të ardhurave me të cilat janë blerë. Sipas Policisë, aksioni synon identifikimin e automjeteve që mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të tyre. Në kuadër të kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në zona të ndryshme të Tiranës. “Për verifikimin e mjeteve është përdorur një aparaturë e posaçme, përmes së cilës kontrollohen të dhënat identifikuese të automjeteve. Pas verifikimit në sistem, Policia ka kryer kontrolle të mëtejshme mbi pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes,...