Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia e Shtetit,pjesë e spektaklit të “Giro d’Italia 2025” Proda falënderon efektivët për mbarëvajtjen e fazës
👁8534
Falë masave të përbashkëta të ndërmarra, bashkëpunimit e koordinimit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe organizatorëve, përfundoi me sukses faza e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka falënderuar punonjësit e Policisë, drejtuesit e tyre dhe në veçanti kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përmbushën me sukses detyrën. Proda: “Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë. Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe padyshim pjesë e spektaklit ishte...