Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

Në kuadër të punimeve të Konferencës së 52-të Rajonale të INTERPOL-it, që u zhvillua në Athinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare dhe homologët e tij. Takimin e parë tejet miqësor Drejtor Proda e zhvilloi me Presidentin e Interpolit, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi. Proda, Presidentit të Interpolit: “Faleminderit z. President i Interpolit për besimin te Policia e Shtetit, për mbështetjen e madhe dhe suportin tuaj për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht ata që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe....
Burimi: Vizionplus.tv