Policia e Shtetit sqaron ngjarjen: Mandreja sul*oi policët dhe shefin e komisariatit, kemi pamjet

Policia e Shtetit sqaron ngjarjen: Mandreja sul*oi policët dhe shefin e komisariatit, kemi pamjet

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklarimeve të bëra së fundmi nga një qytetar i identifikuar si Ermion Mandreja në një intervistë mediatike, i cili pretendonte se më 17 janar 2024 është dhunuar fizikisht nga zyrtarët e komisariatit të Rrëshenit. Sipas Policisë, ngjarja ka nisur gjatë një kontrolli rutinë në terren, rreth orës 14:45, kur Shefi i Komisariatit të Mirditës në atë kohë, Kryekomisar Klodian Kondi, bashkë me Shefin e Rendit dhe Specialistin për Krimet, kanë ndaluar për verifikim një automjet që drejtohej nga Ermion Mandreja. Punonjësit e rendit janë prezantuar dhe kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, por sipas tyre...