Policia e Shtetit: 14 efektivë të plagosur nga dhuna në protestë, shoqërohen 35 persona. Përgjegjësit do të përballen me ligjin
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje sërish pjesëmarrësve në tubim të distancohen nga aktet e dhunës, ndërsa ka bërë të ditur se 14 punonjës policie janë plagosur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme prej disa orësh. Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit u ka kërkuar protestuesve të ndalojnë sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike dhe private. Autoritetet theksojnë se dhuna nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e së drejtës për të protestuar, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, si dhe të mos i mbështesin apo t’u bashkohen atyre. “Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë”, thuhet në reagimin e...
Burimi:
kohajone.com