Policia e qëlloi me plumb gome në sy/ Reagon Erjon Vishkulli: Faleminderit për mbështetjen , u shtofshin shqiptarët e mirë!

Policia e qëlloi me plumb gome në sy/ Reagon Erjon Vishkulli: Faleminderit për mbështetjen , u shtofshin shqiptarët e mirë!

Erjon Vishkulli ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas operacionit që bëri në Itali pak ditë më parë. Vishkulli, i cili mbeti i plagosur me plumb gome në protestën e një jave më parë, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se po përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme, atë për shikimin e syrit. Gjithashtu ai falënderoi dhe të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira. Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për...