Policia e përplasi me kokë në asfalt, motra e Muhamet Skanës: Fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë, do të kërkojmë drejtësi
Motra e Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga policia gjatë protestës para Kryeministrisë dhe përfundoi duke rënë me kokë në tokë, ka reaguar përmes një mesazhi, duke zbuluar se sipas diagnozës mjekësore, vëllai i saj ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Ajo falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet, duke theksuar se familja po i qëndron pranë dhe se lutja e tyre më e madhe është që ai ta kalojë këtë situatë. “Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen”, shprehet motra e të riut, duke paralajmëruar se familja nuk do të tërhiqet nga kërkimi i drejtësisë. Mesazhi i motres Unë...
Burimi:
syri.net