Policia del me njoftimin zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Zjarri nisi në katin e 3-të në rrethana të paqarta

Policia del me njoftimin zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Zjarri nisi në katin e 3-të në rrethana të paqarta

pamje nga vendngjarja ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë që tronditi pasditen e sotme qytetin, pas zjarrit dhe shpërthimit në një pallat 5-katësh. Sipas njoftimit, flakët kanë përfshirë fillimisht një banesë në katin e tretë të pallatit, në lagjen “Qemal Stafa”. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën një 82-vjeçare, ndërsa 10 banorë të tjerë kanë mbetur të asfiksuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.  Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”. Si pasojë,...