Policia bllokon qendrën e Beogradit, forcat e rendit vendosen pranë kampit të mbështetësve të pushtetit

Policia bllokon qendrën e Beogradit, forcat e rendit vendosen pranë kampit të mbështetësve të pushtetit

Policia ka bllokuar pasditen e së dielës një pjesë të qendrës së Beogradit, ndërsa forca të shumta policore dhe automjete për shpërndarjen e protestave janë vendosur në parkun pranë Kuvendit të Serbisë, ku prej më shumë se një viti e gjysmë ndodhet kampi me tenda i mbështetësve të pushtetit, i njohur si “Çacilend”. Rruga pranë parkut, në zonën ku ndodhen edhe ndërtesat e Presidencës dhe të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, është mbyllur për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Deri tani nuk ka një shpjegim zyrtar për vendosjen e masave të sigurisë. Sipas Radios Evropa e Lirë, policët i kanë thënë një gazetareje se bllokimi është bërë për arsye sigurie. Ndërkohë, gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare në Serbi janë raportuar disa incidente. Avokati i Popullit bëri...