Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia aksione blic në qytetin bregdetar, gjoba të majme dhe konfiskim makine për parkimet e gabuara në rrugë
Ditën e sotme Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Mësohet se përveç gjobave të majme për shoferët e mjeteve, policia ka bërë dhe konfiskimin e mjeteve me karrotrec, ndërsa shoferët rrezikohet të ndiqen edhe penalisht.Burimet për mediat bëjnë me dije se gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 gjoba, si edhe heqja e makinave me karrotrec ku pronari i makinës duhet te kryejë pagesën e gjobës dhe më pas mund te marre makinën.