Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia aksion në Zubin Potok, zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta
Sipas njoftimit për media, gjatë një operacioni policor të zhvilluar në fshatin Qabër në Zubin Potok, zyrtarët policorë kanë hasur në pajisje që shfrytëzohen për nxjerrjen e monedhave digjitale. “Në një objekt ndihmës pranë një shtëpie, janë zbuluar dhe konfiskuar 13 njësi kompjuterike (të njohura si ‘riga’) si dhe pajisje të tjera të nevojshme për prodhimin e kriptovalutave. Për këtë veprim është informuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore në përputhje me kompetencat e saj”, thuhet në deklaratë. Policia i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo aktivitet të kundërligjshëm përmes linjës falas 192....